Deputetja e Partisë Socialiste Sara Mila është paraqitur mëngjesin e kësaj e mërkure në zyrat e SPAK.

Deputetja e Partisë Socialiste Sara Mila është paraqitur mëngjesin e kësaj e mërkure në zyrat e SPAK.

Burime shumë të sigurta kanë deklaruar se Mila është thirrur në Prokurorinë e Posaçme, pasi po hetohet nga prokurori Bledar Maksuti me dyshime për korrupsion në zgjedhje.

Deputetja e qarkut të Elbasanit, sot në SPAK është thirrur në rolin e deklarueses, ndërsa mësohet se dosja për të ishte sjellë në maj 2026 nga prokuroria e Elbasanit, pasi siç bën me dije Anila Hoxha, një hetim i ndarë ndaj Drejtoreshës së  Sigurimeve Shoqërore në Elbasan, Etleva Mezini, zbuloi se ishte zgjeruar numri i përfituesve të ndihmës ekonomike.

Pasi doli nga SPAK, ajo u shpreh shkurt: Sa i përket pranisë sime këtu, në organet e drejtësisë nuk vihet vetëm për ato që i keni me shumë qejf të deklaroni, por vihet për një përgjegjësi publike, një përgjegjësi politike. Shumë baltë është hedhur mbi mua nga aparatet e politikës së vjetër. Ky është një moment shumë i mirë për të treguar dinjitetin tim.

Sa i përket sekretit hetimor, jam person në dijeni, kam dhënë dëshminë time dhe kam përshtypjen që ky kalvar i gjatë i hedhjes së baltës së politikës së vjetër do të përfundojë.Sa herë SPAK-u dhe organet e drejtësisë të kenë nevojë, edhe në respekt të besimit të të gjithë qytetarëve të Elbasanit, do të jem këtu sa herë të jetë e nevojshme. Faleminderit, se po më presin qytetarët në Elbasan për festën e Çlirimit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *