Një aksident rrugor u regjistrua mëngjesin e kësaj të hëne në aksin që lidh Fierin me Levanin, ku një autobus i linjës Fier-Ferras u përplas me një mjeti tip Volkswagen.

Ngjarja ndodhi në qafën e Koshovicës, ndërsa në autobus ndodheshin më shumë se 15 udhëtarë. Goditja ishte e fortë, ndërsa u plagos një grua, që ishte pasagjere në autobus. Ajo u dërgua drejt spitalit për ndihmë mjekësore.

Sipas të dhënave paraprake, shkak i përplasjes dyshohet të jetë bërë një parakalim i gabuar nga drejtuesi i një automjeti tip Volkswagen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds