Ministri i Brendshëm Taulant Balla dhe njëherësh drejtues politik i Partisë Socialiste në qarkun e Fierit i shoqëruar nga Kryetarja e Bashkisë Eriselda Sefa inspektoi punimet që po kryhen tek përroi. Zonja Sefa e sqaroi Ministrin Balla për rrugën duke thënë se ky segment rrugor nuk ka qenë më parë dhe ndaj nuk mban një emër.

Gjithashtu zonja Sefa informoi Ministrin Balla se kanë bërë kërkesë për një fond shtesë në mënyrë që ta shtrijnë rrugën deri tek varrezat publike të vjetra dhe liqeni i Kasharit.

Qytetarët shprehen të kënaqur me projektin që e prisnin prej vitesh.

Punimet për rehabilitimin e përroit të Lushnjës sipas deklaratave që zoti Balla ka dhënë më parë së bashku me Kryetaren e Bashkisë Eriselda Sefa duhet të përfundonin brenda 2023.

[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”Tmvb3Lv4hm0″]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *