Nē nisje tē sezonit tē vjeljes dhe pērpunimit tē ullinjve fermerēt e Kurjanit nē Roskovec ankohen pēr mungesẽn e tregut. Me mbi 350 mijē rrēnjẽ ullinj Kurjani ēshtē njē ndēr zonat mē prodhuese tẽ ullirit. Fermerēt thonē se nẽ tre dekada tē kultivimit tē kēsaj kulture, ky vit shēnon sezonin mē prodhues, por mungesa e trwgut i ka vendosur nē udhẽkryq. Ky ẽshtē viti i dytē thonē fermerēt qẽ pērballemi me mungesēn e tregut teksa tonelata tē tēra vaj ulliri kanē mbetur pa u shitur nē banesat e tyre.

Kētẽ vit tregu lēviz te 5 qind pẽr litēr, por ky çmim ẽshtē tepēr i ulēt pērballē kostove tē larta tē prodhimit thotē njē prej kultivuesve mē tē mēdhenj tē zonēs Astrit Abedini.

Ndērkohē njē ndēr pērpunuesit e zonēs Armand Kuka pohon se ky sezon erdhi mē i vonshēm pēr shkak tē thatēsirēs sē tejzgjatur, por shirat e vonē ndikuan pozitivisht nē rritjen e cilēsisē. Problem mbetet çmimi i ulēt thotē ai , ndērsa thekson se markimi i vajit tē zonēs ēshtē i pamundur pēr shkak se fabrikat nuk plotēsojnē standartet duke apeluar pēr ndihmẽn e shtetit.

Kētē vit nuk po e shesim dot as me çmim tē ulēt thonē fermerēt, teksa apelojnē pēr njē shtysē nga shteti qẽ tẽ fulsionojē si rregullator, pasi nẽ tē kundērt do tē gjenden pẽrballē njē dēshtimi tē plotē.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds