Policia e Fierit ka finalizuar operacionin e koduar “Precedenti”, në kuadër të të cilit janë zbardhur katër raste të vjedhjes me thyerje në biznese të ndryshme të qytetit të ndodhura gjatë muajit tetor.

Në përfundim të veprimeve hetimore është bërë e mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar, një 30-vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim për veprën penale të vjedhjes.Sipas policisë, i arrestuari rezulton me precedentë kriminalë në fushën e vjedhjes.

Në njoftimin zyrtar thuhet se shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të vjedhjes së pronës dhe pasurisë, bazuar dhe në kallëzimet e disa qytetarëve për vjedhje në bizneset e tyre, gjatë natës kanë organizuar punën për zbardhjen e vjedhjeve, identifikimin dhe kapjen e autorëve.  

Si rezultat i punës së shpejtë hetimore u finalizua operacioni i koduar “Precdenti”, gjatë të cilit u kap dhe u ndalua shtetasi Y. D., 30 vjeç, banues në Fier, i shpallur në kërkim për vjedhje.   

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, gjatë periudhës 19.10.2026 – 28.10.2026, ka vjedhur me thyerje, në 4 biznese në qytetin e Fierit, shuma parash, 2 celularë dhe pajisje (serverin e kamerave).    

Vijojnë hetimet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas.    

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds