Oficerët e policisë kanë ushtruar sot kontroll në banesën e ish-kryeministrit Sali Berisha. Ky i fundit është në ‘arrest shtëpie’, masë të cilën e kërkoi SPAK.

Mësohet se oficerët po ushtrojnë kontroll për zbatimin e masës së sigurisë. Berisha akuzohet për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.

Ndonëse në arrest shtëpie, Berisha nuk është tërhequr nga aktiviteti politik. Me një megafoni dhe nga dritarja, ai ka folur për mbështetësit e tij të cilët janë solidarizuar dhe kanë kundërshtuar masën e caktuar ndaj tij, ndërsa kanë protestuar poshtë banesës së ish-kryeministrit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *