Këshilli Bashkiak i Lushnjës zhvilloi sot mbledhjen e radhës që nisi si zakonisht me leximin e rendit të ditës nga Kryetari Erjet Dhima.

Tek pika 7 ishte kërkesa e shoqërisë Ujësjellës-Kanalizime Lushnjë për marrjen e mendimit të Këshillit Bashkiak lidhur me ndryshimin e nivelit të tarifave për furnizimin me ujë të pijshëm, shërbimin e kanalizimeve dhe tarifat fikse.

Këshilltarët e opozitës të përfaqësuar nga Kryetari i grupit Klement Çela kundërshtuan si tarifat e propozuara, si edhe procedurën që po ndiqet.

Në përfundim u hodh në votim propozimi për heqjen e kësaj pike nga rendi i ditës. Propozimi u miratua me unanimitet, me përjashtim të Kryetarit të grupit të PS-së Krakulli i cili abstenoi.

Mbledhja vazhdoi me miratimin e pikave të saj, raporti i Komisionit të Mandateve dhe Shqyrtimit të Rregulloreve për dhënien e mandatit të këshilltares Klajda Spiro Meco nga subjekti politik Partia Socialiste, fondi për familjet në nevojë, përfundimi i procedurës së privatizimit për banesat shtetërore, si dhe raporti për monitorimin dhe zbatimin e buxhetit të bashkisë për 8-mujorin e vitit 2026.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds