Anëtarë dhe simpatizantē të Partisë Demokratike në Fier janë organizuar për t’u nisur mëngjesin e kësaj të shtune drejt Tiranës, ku do të marrin pjesë në protestën e PD-së.
Kryetari i komanduar i PD-së Fier, Ardian Ferro, deklaron se strukturat e partisë kanë kontaktuar qytetarët dhe se demokratët do të udhëtojnë drejt kryeqytetit me automjetet e tyre personale.
Ferro bën me dije se organizimi është bërë në mënyrë individuale, me qëllim shmangien e pengesave për pjesëmarrjen në protestë.Ndērkohē kreu i PD Fier nē mesazhin e tij drejtuar demokratẽve ka pohuar se duhet tu bashkohen protestave studentore pēr tē larguar kētē klikē banditēsh dhe diktaturēn qē po pushton Shqipērinē.
