Kuvendi është mbyllur në mënyrë të njëanëshme nga ana e Partisë Socialiste brenda 1 ore, pas disa tensioneve që ndodhën në seancë plenare Tensionet kanë nisur në momentin që Kryetari Niko Peleshi po lexonte rendin e ditës, ku deputetët e opozitës bllokuan foltoren. Situata është shoqëruar me përplasje dhe tension mes palëve, duke vështirësuar zhvillimin normal të seancës plenare. Në një moment deputetët demokratë u afruan nga ana e socialistëve, ndërkohë Flamur Noka vijoi duke i hedhur letra në fytyrë Ballës, pasi ky i fundit i doli në mbrojtje Policisë së Shtetit që po dhunon në mënyrë barbare studentët në protestë. Më pas deputetët e opozitës kanë përmbysur karriget dhe goditur tavolinat duke vijuar thirrjet kundër mazhorancës. Pasi seanca kaloi në votim deputeti demokrat Flamur Noka ka tentuar tu marrë kartonët e votimit deputetëve socialistë, teksa ata po votonin rendin e ditës. Ndërkohë, deputeti demokrat Fidel Kreka është përplasur fizikisht me ish-ministrin e Brendshëm Ervin Hoxha, të cilin e ka shtyrë dhe goditur me kartonin e votimit. Në këtë moment ka pasur një përplasje masive fizike në Kuvend, ku deputetët demokratë janë zënë me ata socialistë. Tensionet janë shoqëruar me hedhje uji në drejtim të kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, ndërsa Noka ka hedhur edhe rregulloren. Deputetët e opozitës kanë vijuar thirrjet “Parlament i krimit” dhe kanë mbajtur në duar fotografi të protestuesve të lënduar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds