Njoftimi i policisë:

Rreth orës 17:00, në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, në fshatin Frakull e Vogël, automjeti tip “Benz” autobot, me drejtues shtetasin A. G., 36 vjeç, është përplasur me një mjet bujqësor, frezë, me drejtues shtetasin D. Rr.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi D. Rr., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Aksidentet nuk kanë ndaluar, por janë shtuar këtë fundviti në Fier. Policia vazhdon të paralajmërojë drejtuesit e automjeteve: KUJDES!!! Nxitimi dhe tejkalimi i shpejtësisë nuk ju ndihmojnë të arrini më shpejt. Shpejtësia tej normave të lejuara nga Levani deri në Rrugën e Kombit, paraqet rrezik të madh për të gjithë përdoruesit e rrugës. Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *