Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të kërkuar sqarim se kush mund t’i ushtrojë kompetencat presidenciale pas përfundimit të mandatit të saj gjashtëmujor, nëse Kuvendi nuk arrin ta zgjedhë presidentin e ri.
Sipas REL, Zyra e Presidentes ka dorëzuar kërkesën në Gjykatën Kushtetuese më 5 tetor
Kushtetuta ia njeh presidentit kompetencën për shpalljen e zgjedhjeve, ndërsa neni 90 përcakton se pozita e ushtruesit të detyrës së presidentit nuk mund të ushtrohet për më shumë se gjashtë muaj. Për këtë cështje, Presidenca sqaron se I është drejtuar për interpretim Gjykatës Kushtetuese, për të përcaktuar një zgjidhje që do ta garantonte këtë vijimësi brenda rendit kushtetues.
Haxhiu po e ushtron detyrën e presidentes pas përfundimit të mandatit të presidentes së mëparshme, Vjosa Osmani, më 4 prill.
Kushtetuta përcakton shprehimisht se pozita e ushtruesit të detyrës së presidentit nuk mund të ushtrohet për një periudhë më të gjatë se gjashtë muaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds