Kryetarja e Bashkisë së Lushnjës, Eriselda Sefa, e cila ka qënë gjatë gjithë
kohës në ndjekje të situatës tha para gazetarëve se të gjithë qytetarët e
shtruar në spital kanë dal dhe gëzojnë shëndet të plotë. Problem i strehimit të
tyre pasi zjarri dëmtoi 20 apartamentet e banuara në pallat, do të zgjidhet
duke Ii vendosur në konviktin e shkollës mekanike. Numri i bizneseve të prekura
nuk dihet, tha ajo. Drejtorai e Tatimeve po nxjerr informacionin e nevojshëm
për të gjithë bizneset.

Shefi i zjarrfikëses së Lushnjës,  Xhezmi Metushi tha sot para
gazetarëve se ishte shumë e vështirë ndërhyrja në ndërtesën 12 katëshe dhe përballja
me një zjarr të këtyre përmasave, pasi ne si Bashki nuk kemi kapacitet e
nevojshme. Zjarri mendohet të ketë rënë në katin e 4, në një dyqan këpucësh,
tha ai. Shpërthimin e zjarrit pas orës 9:00 kur u mendua se u shua ai e
shpjegoi se nuk u shua komplet pasi zjarri digjej mbytrazi dhe shpërtheu më
vonë. Sot janë fikur të gjitha vatrat e zjarrit dhe jemi në gadishmëri nëse
rindizen, por nuk ekziston si mundësi, tha zoti Metushi.

 

[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”u8cJHmBlaXM”]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *