Tensione kanë ndodhur përpara Kryesisë së Kuvendit, ku po mbahet një tubim nga banorët e Memaliajt kundër Reformës Territoriale.

Tensionet nuk munguan në momentin kur Erion Braçe shkoi drejt ambienteve të Kuvendit.

Aty, protestuesit iu afruan dhe njëri prej tyre tentoi ta godiste me tabelë deputetin e PS-së.

Braçe i afrohet protestuesve. Ndërkohë, policia ndërhyri menjëherë, duke u përpjekur të largonte deputetin e PS.

Pak orë pas incidentit, Braçe foli në një lidhje direkte për “Shqipëria Live”, duke shpjeguar se çfarë ndodhi.

“Asgjë që nuk është pjesë e punës së përditshme që gjithsecili nga ne bën. Unë isha duke hyrë në zyrën time, në zyrat e Kryesisë së Kuvendit. Kam dëgjuar aty thirrje, sharje, fyerje. Termi hajdut ishte më i përdorur dhe më i keq përdorur. Kam dëgjuar të njëjtat thirrje. Kam pyetur oficerët e gardës së përse ishin këtu dhe më thanë që ishin nga Memaliaj. Për shkak të qëndrimeve që kisha për Territorialen, jam drejtuar drejt tyre me idenë që dua t’ju dëgjoj. Njëri prej tyre qëlloi me ujë. Pa asnjë lloj problemi. Në atë moment kanë shtyrë njëri-tjetrin, morën përpara dhe një grua. Ajo gruaja kishte dëshirën për të folur, për ta dëgjuar. Me të u sqaruam për dy probleme. Kuptova që ishte nga Rrjolli. I thashë se çfarë mendoj. Ka folur dhe për ndarjen e re Territoriale. I thashë qëndrimet e mia dhe kaq.

Kam përsëritur disa herë shenjën ‘dua t’ju dëgjoj’. Kuptova që aty nuk kishte vetëm punonjës të bashkisë Memaliaj. Nga njëri prej tyre ngela i shastisur. U habita se si ai është nëpunës publik. Aty ka lloj-lloj gjitharësh. Edhe nga ato të atij oligarkut të vetëm në politik. Këllirës së vetme të politikës shqiptare. E njohin të gjithë atë.

Partia Mundësia? Pse ka parti me këtë emër? Një oligark është, tek. S’ka shumë nga lloji i kësaj kategorie në politik.

Unë bëj deputetin e Republikës së Shqipërisë dhe bëj një detyrë kushtetuese. Nuk mund të cenohet nga askush. Deputeti është edhe një njeri politik. Dhe të drejtat e një deputeti nuk mund të kufizohen”, tha ndër të tjera Braçe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds