Eraldo Fizi, ish bashkëshorti i Xhuana Nikollajt, i akuzuar se shkaktoi vetëvrasjen e saj, është lënë në burg nga Gjykata e Tiranës.
Siç bën me dije gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, mësohet se gjatë seancës me dyer të mbyllura Fizi të ketë thënë: “Unë jam vetëdorëzuar, jam i penduar dhe jam gati të përgjigjem para drejtësisë për çfarë kam bërë”.
Seanca u zhvillua nën drejtimin e gjyqtares Matilda Fetahu.
Fizi dyshohet për veprën penale të shkaktimit të vetëvrasjes, si dhe për dhunë fizike në një rast.
Ai u arrestua dy ditë më parë pas më shumë se 6 muajsh në arrati, pasi ishte shpallur në kërkim që në mars të këtij viti.
Sipas hetimeve, Fizi dyshohej se kishte ushtruar dhunë ndaj ish-partneres së tij, Xhuana Nikollajt, e cila më pas konsumoi medikamente dhe ndërroi jetë në spital.
