Vijon situata e rëndë në rezervuarin e Kasharaj në Lushnjë. Ndonëse janë mobilizuar forcat e ushtrisë, bashkisë, Ministrisë së Bujqësisë vijon të mos ketë ende përmirësim të katastrofës mjedisore.

Gjatë ditës së sotme puna është përqendruar për zhbllokimin e shkarkuesit, me mjete të specializuara nga Albpetrol. Puna vijon me agregatë për pompim e ujit në shkarkues por mbetet problem saraçineska e presionit të lartë që është e dëmtuar gjë që po shkakton vonesë.

Nga ana tjetër Ministria e Bujqësisë nëpërmjet sektorit të veterinarisë po dezinfekton gjithë sipërfaqen e ujit e mbuluar me peshk të ngordhur për të parandaluar përhapjen e sëmundjeve.

Paralel me këto dy operacione kryesore vijon puna e eskavatorëve për hapjen e rrugës, ku do të kalojnë mjetit e rënda që do pastrojnë baltën brenda rezervuarit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds