Investimi i kryer dhe i lënë përgjysmë në rehabilitimin e shkarkuese të rezervuarit të Kasharajt në Lushnjë ka sjellë një katastrofë mjedisore. Tonelata të tëra peshku kanë mbetur në baltë dhe po dekompozohen.
Shkarkuesi kryesor i ujit të rezervuarit kanë qenë i bllokuar dhe për këtë qëllim bashkia Lushnjë ka akorduar një fond prej 320 milionë lekësh.
Rehabilitimi duhej të kishte përfunduar fiks një vit më parë, por firma që ka fituar tenderin ka kërkuar shtyrje afati.
Për te rehabilituar shkarkuesi është dashur të thahet rezervuari totalisht dhe situata është e tillë sot.
Banorët shprehen se fajin për këtë situatë e si ishadministratori i peshkimit i cili ka lënë rrjeta para shkarkuesit dhe kjo ka sjellë bllokimin e shkarkuesit.
Ndërkohë Bashkia e Lushnjës ka reaguar përmes një qëndrimi zyrtar lidhur me financimin për ndërhyrjet në rezervuarin e Kasharajt.
Sipas bashkisë, në janar të vitit 2024 institucioni është vënë në dijeni nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile për thirrjen për aplikim në programin “Fondi për Digat”. Një muaj më pas, Bashkia Lushnjë ka paraqitur kërkesën për financim.
Pas procesit të vlerësimit, me vendimin e 28 shkurtit 2025, projekti i Bashkisë Lushnjë u përfshi në listën e projekteve fituese, me një fond prej rreth 39.9 milionë lekësh.
Sipas bashkisë, investimi parashikon rehabilitimin e shkarkuesit katastrofik të rezervuarit të Kasharajt, kanaleve në dalje dhe kanalit ujitës, si dhe mbingritjen e pusetës së hyrjes së rezervuarit.
Bashkia thekson se ndërhyrjet synojnë përmirësimin e funksionimit dhe sigurisë së infrastrukturës së rezervuarit, veçanërisht në përballimin e prurjeve të mëdha.
Njoftim:
Në kuadër të thirrjes për aplikim në programin “Fondi për Digat”, institucioni i Bashkisë
Lushnje është vënë në dijeni nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, nëpërmjet shkresës nr.
233/1 prot., datë 30.01.2024, e protokolluar pranë Bashkisë Lushnje me nr. 960 prot., datë
01.02.2024.
Pas hapjes së thirrjes për aplikim, Bashkia Lushnje, me shkresën nr. 960/1 prot., datë 23.02.2024,
ka paraqitur pranë Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile kërkesën për financim në kuadër të
programit “Fondi për Digat”.
Në vijim të procesit të vlerësimit të aplikimeve, me Vendimin nr. 128, datë 28.02.2025, “Për
miratimin e listës së projekteve fituese të financuara për vitin 2025 nga Fondi për Digat, si dhe të
autoritetit kontraktor për zbatimin e projekteve, sipas njësive të vetëqeverisjes vendore”, është
miratuar lista e projekteve fituese, në të cilën Bashkia Lushnje është përfshirë si përfituese e
financimit për objektin: “Rehabilitim i shkarkuesit në rezervuarin Kasharaj”, me vlerë të plotë të
projektit 39,885,517 lekë.
Investimi përmban këto ndërhyrje kryesore:
* Rehabilitimin e shkarkuesit katastrofik sipërfaqësor të rezervuarit të Kasharajt, për
përcjelljen e prurjeve të plotave me 1% siguri, për prurjen projektuese Q = 40 m³/sek;
* Rehabilitimin e kanalit në dalje të shkarkuesit fundor të rezervuarit;
* Rehabilitimin e kanalit ujitës, nga dalja e ujëlëshuesit të rezervuarit deri në lidhjen me
Përroin e Lushnjes, si vazhdim i shkarkuesit katastrofik të rezervuarit dhe i pusetës së
daljes së ujëlëshuesit;
* Mbingritjen e pusetës së hyrjes së rezervuarit të Kasharajt.
