Festivali i 33-të i Këngës për Fëmijë u zhvillua mbrëmë, në sallën e Qendrës së Artit “Vaçe Zela”. Morën pjesë 15 këngëtarë të vegjël të talentuar që dhuruan emocione pa fund me interpretimet e tyre. Duartrokitjet e publikut në të cilin ndodheshin prindërit, shokët ose shoqet e tyre, qytetarët attdashës lushnjarë i shoqëruan artistët e vegjël gjatë gjithë festivalit. E pranishme ishte gjithashtu Kryetarja e Bashkisë Eriselda Sefa.
Atmosfera e gëzueshme ku u ndwrthurwn bukur zwrat e fwmijwve me koreografinw u elektrizua më shumë në momentin e ndarjes së 5 çmimeve fituese që nga juria e cila ishte e përbërë nga Klajdi Musabelliu Kryetar, Valter Dauti shkrimtar, Beniamin Ademi mësues i muzikës në shkollën jopublike “Nënshkruesi i Pavarësisë Nebi Sefa”.
Çmimin e parë e fiton 11 vjeçarja Nadja Muça me këngën “Paqja, dashuria botën ta pushtojë”
Aktiviteti u organizua nga Qendra Kulturore e Fëmijëve me mbështetjen e Bashkisë.
