Protesta kundër qeverisë së Edi Ramës rikthehet sot në Tiranë, me qytetarët që do të mblidhen për të 108-ën ditë radhazi në kuadër të qëndresës së nisur prej muajsh. Tubimi i sotëm vjen një ditë pas protestës së 107-të, e cila u shoqërua me tensione, përplasje me policinë dhe arrestime të disa protestuesve gjatë paradites.

Gjatë mbrëmjes, përfaqësues të shoqërisë civile dhe aktivistë denoncuan dhunën policore, duke e cilësuar atë si tejkalim kompetencash. Pas përfundimit të fjalimeve para Kryeministrisë, protestuesit vijuan marshimin në rrugët e Tiranës, duke u ndalur edhe pranë institucioneve të drejtësisë dhe duke kërkuar lirimin e personave të arrestuar.

Sot, protesta pritet të rikthejë në qendër të vëmendjes kërkesat e qytetarëve ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit, kundërshtimi i korrupsionit dhe kërkesa për ndryshim politik pritet të shoqërojnë sërish tubimin.

Pas ngjarjeve të ditës së djeshme, pjesëmarrësit kanë deklaruar se arrestimet dhe përplasjet me policinë nuk do ta ndalin protestën, por përkundrazi do të shërbejnë si motiv për vijimin e saj. Mesazhi i përsëritur nga protestuesit është se qëndresa do të vazhdojë dhe se presioni qytetar ndaj qeverisë do të vijojë edhe në ditët në vazhdim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds