Komuniteti shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar ka zhvilluar dje një protestë kundër qeverisë së Shqipërisë, duke denoncuar atë që e cilësojnë korrupsionin galopant, kapjen e shtetit dhe politikat që kanë detyruar të rinjtë të braktisin vendin.

Me parulla kundër qeverisë së Edi Ramës dhe thirrje për çmontimin e sistemit korruptiv, shqiptarët e diasporës në Angli e bënë të qartë se zëri i tyre do të dëgjohet drejtpërdrejt në rrugët e kryeqytetit.

Protestuesit njoftuan nisjen e një autokolone të madhe automjetesh nga Anglia drejt Shqipërisë, me synim zbarkimin në Tiranë për t’iu bashkuar protestës masive të 12 shtatorit.

Ky marshim automobilistik që do të përshkojë Europën shihet si një mesazh i fortë se diaspora është e gatshme të sakrifikojë për t’iu kundërvënë qeverisjes aktuale në vendin e tyre të lindjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds