Rritja e kërkesave për regjistrimin e fëmijëve në çerdhet dhe kopshtet publike ka sjellë nevojën për shtimin e kapaciteteve dhe rikonstruksionin e strukturave ekzistuese në Lushnjë.

Sipas Përgjegjësit të Arsimit në Bashkinë Lushnjë Muharrem Sharka aktualisht funksionojnë dy çerdhe, ndërsa në kopshtin nr. 4 janë hapur dy grupe të reja çerdheje. Ndërkohë kopshtet nr. 1, 2, 3 dhe 4 ofrojnë shërbim me drekë.

Gjithashtu Sharka sqaroi se kopshti nr. 2 është në proces rikonstruksioni. Për të vijuar shërbimin ndaj fëmijëve gjatë kësaj periudhe, baza materiale është transferuar përkohësisht pranë shkollës “4 Dëshmorët”. Për këtë situatë, ai u kërkon prindërve mirëkuptim deri në përfundimin e punimeve.

Sharka bën të ditur se kërkesat për regjistrimin e fëmijëve në çerdhe janë rritur dhe për t’iu përgjigjur kësaj kërkese pritet të hapet edhe një çerdhe e re.

Sipas Përgjegjësit të Arsimit pavarësisht rikonstruksioneve dhe ndërhyrjeve në disa prej strukturave, shërbimi për fëmijët në çerdhe dhe kopshte nuk ndërpritet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds