Një operacion i madh policor u zhvillua në ‘Spreedorfer Strasse’, shumë afër kufirit çek në qytetin gjerman Ebersbach.

Oficerët kontrolluan një ish-ndërtesë tregtare dhe arrestuan tre shqiptarë të moshës 30, 38 dhe 49 vjeç.

U sekuestruan sasi të dyshimta kimikatesh dhe pajisjesh për kultivimin e kanabisit, tha zëdhënësi i policisë Stefan Heiduck.

FOTO+VIDEO/ Operacion i madh në Gjermani: Goditet banda shqiptare, po

Personat me sa duket po planifikonin të ngrinin një plantacion marijuane.

FOTO+VIDEO/ Operacion i madh në Gjermani: Goditet banda shqiptare, po

Operacioni, i cili filloi në mesnatë, është ende në vazhdim.

Policia po ndihmohet nga departamenti i zjarrfikësve dhe Agjencia Federale për Ndihmë Teknike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds