Një plagosje ka ndodhur në Korçë ku një 18 vjeçar ka marrë dëmtime në kokë.

Mësohet se i riu është paraqitur në urgjencën e spitalit ndërsa po merr ndihmën mjekësore dhe ndodhet në reanimacion.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se 18 vjeçari është konfliktuar me njerkun e tij, i cili e ka plagosur me thikë të riun. Forcat e komisariatit të policisë kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e 37 vjeçarit Niko Baka.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarje.

Njoftimi:

Plagosi me mjet prerës djalin e bashkëjetueses, falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë lokalizohet dhe vihet në pranga 37-vjeçari.

Rreth orës 21:55, në spital është paraqitur i dëmtuar në kokë, dyshohet me mjet prerës, shtetasi A. S., rreth 18 vjeç, i cili, sipas të dhënave paraprake, është dëmtuar gjatë një konflikti për motive të dobëta me njerkun e tij, shtetasin N. B., 37 vjeç.

Pas ngjarjes, 37-vjeçari është larguar nga vendi i konfliktit.

Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë, u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe shoqërimi në Komisariat, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale, i autorit të dyshuar të ngjarjes.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds