Komisariati i Policisë Kuçovë, në bashkëpunim me Strukturën Operacionale të DVP Berat, arrestoi në flagrancë 22-vjeçarin Alvaro Saraçi, banues në Lushnjë, pasi u kap duke mbajtur pa leje një armë të ftohtë.

Gjatë kontrollit të automjetit me të cilin po qarkullonte, policia gjeti dhe sekuestroi një thikë. Burime bëjnë me dije se i riu ka deklaruar para uniformave blu se thika i ishte dhuruar dhe se e kishte “harruar” në çantë.

Ndaj 22-vjeçarit nisi procedimi për veprën penale “Prodhimi, mbajtja dhe shitja pa leje e armëve të ftohta”, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë së Beratit për veprime të mëtejshme.

D6d35dca A331 4a2b A0ff 78dce77eaea6

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds