Pas kërkimeve intensive është gjetur trupi i pajetë i 33-vjeçarit Erkin Lika. I riu ishte shpallur i humbur që prej pasdites së të shtunës, pasi dyshohet se gjatë një aktiviteti ngjitjeje me litar pranë Urës  së Vashës, është rrëzuar aksidentalisht në rrjedhën e lumit.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se 33-vjeçari kishte rënë në një gropë thithëse të lumit, çka e ka bërë të pamundur shpëtimin e tij.

Trupi i të riut është nxjerrë nga ujërat pas ndërhyrjes së specializuar të palombarëve. Ndërkohë, autoritetet ndodhen në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e plota të këtij aksidenti tragjik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds