Në Nyon të Zvicrës u hodh edhe shorti i Europa League. Në këtë kompeticion ka disa skuadra të mëdha që kërkojnë trofeun, ku natyrisht spikatin Milan dhe Liverpool, përkatësisht fitues i shtatë dhe gjashtë titujve në Champions League.

Por ka edhe skuadra të tjera që duan t’i shkojnë deri në fund, si Roma, Leverkusen, Benfica dhe të tjerë. Në raundin me eliminim direkt në 1/16 fillimisht janë shortuar ekipet te renditura të dytat në grupe me ato që vinin si vende të treta nga Champions.

Shorti rezervoi edhe përballje të forta. Ekipet që do të kualifikohen nga ky raund, do të shortohen në raundin pasardhës me ato që zunë vendin e parë në grupet e Europa League.

FEYENOORD-ROMA

MILAN-RENNES

LENS-FREIBURG

YOUNG BOYS-SPORTING LISBON

BENFICA-TOULOUSE

BRAGA-QARABAG

GALATASARAY-SPARTA PRAHA

SHAKHTAR DONETSK-MARSEILLE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *