Sot në ambientet e Bibliotekës së Lushnjës u organizua aktiviteti “Miku më i mirë i Librit”. Të ftuar ishin lexuesit e moshave të ndryshme që frekuentojnë bibliotekën gjithashtu edhe Kryetarja e Bashkisë Eriselda Sefa të cilën e shoqëruan të rinjtë nga zyra e saj në bashki deri tek Biblioteka.
Në fillim të aktivitetit u bë prezantimi i historikut të Bibliotekës.
Më pas zonja Sefa falenderoi stafin e bibliotekës për punën e mirë që kanë bërë dhe uroi “Gëzuar Festat”.
Gjithashtu u ndanë çertifikata falenderimi dhe dhurata simbolike për lexuesit më të mirë.
[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”uHVx7MUtiqw”]
