Digjet një banesë në të cilën jetonte një çift të moshuarish në fshatin  Bubullimë. I moshuari Koli Koçi 82 vjeç ka humbur jetën, ka shpëtuar e padëmtuar e shoqja Kristina, 75 vjeçe.

Sipas komshinjve zjarri ka rënë në orën 03:00 të mëngjesit dhe banesa e vjetër është përfshirë nga flakët. Kjo e ka bërë të pamundur ndërhyrjen e banorëve. Çatia e ndërtesës ka zënë poshtë 82 vjeçarin i cili ka humbur jetën. E shoqja e tij është nxjerrë nga banesa. Zjarrfikësit kanë ardhur dhe kanë shuar zjarrin, por 82 vjeçari Koli Koçi kishte ndërruar jetë. Çifti jetonte i vetëm pasi nuk kishin femije dhe për t’a kujdeseshin komshinjtë.

Shefi i Zjarrfikësve Lushnjë zoti Xhezmi Metushi shprehet se kur kanë mbërritur e gjithë ndertesa ishte në flakë dhe çatia kishte rënë, por ata bënë të mundur nxjerrjen e trupit te viktimës. Sipas zotit Metushi shkak mendohet të ketë qënë soba e druve me te cilin ngroheshin të moshuarit.

[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”GUCS3qT02qw”]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *