Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një transmetimi live në takimin e organizuar nga Departamenti i Arsimit në PD, ka shprehur mbështetjen e tij për protestën e të rinjve në mbrojtje të mjedisit, duke e cilësuar atë si një kauzë të drejtë dhe një shembull të ndërgjegjësimit qytetar.

Berisha deklaroi se Partia Demokratike e ka mbështetur fuqishëm protestën, pavarësisht se nuk ishte organizatore e saj, pasi sipas tij ajo lindi si reagim ndaj veprimeve të një qeverie që ai e konsideron pa legjitimitet dhe me prirje autoritare. Kreu demokrat u ndal edhe te zgjedhjet e fundit lokale dhe parlamentare, për të cilat tha se raportet ndërkombëtare i kanë përshkruar si procese të zhvilluara në kushtet e “partisë-shtet”.

Sipas Berishës, qeveria ka përdorur institucionet shtetërore për të shtypur pluralizmin politik dhe për të ndikuar në rezultatin zgjedhor. Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama për përdorim të fondeve publike në funksion të zgjedhjeve, si dhe për lidhje me elementë të krimit të organizuar.

Në fjalën e tij, Berisha vlerësoi veçanërisht angazhimin e të rinjve për çështjet mjedisore, duke e konsideruar këtë si një zhvillim pozitiv për vendin. Ai tha se fakti që mijëra të rinj protestojnë për mbrojtjen e natyrës tregon se mjedisi po zë një vend qendror në ndërgjegjen e brezit të ri.

Duke folur për gjendjen e mjedisit në vend, lideri i opozitës hodhi akuza të forta ndaj qeverisë, duke e quajtur Ramën “një Neron të vërtetë për mjedisin”. Ai përmendi Parkun Kombëtar të Dajtit, Shebenikun dhe zonat pyjore të Leskovikut, ku sipas tij janë kryer dëmtime të rënda mjedisore për shkak të interesave të oligarkëve dhe abuzimeve me pasuritë natyrore.

Berisha theksoi se mbrojtja e mjedisit është një detyrim jo vetëm kombëtar, por edhe ndërkombëtar, duke shtuar se Partia Demokratike ka respektuar gjithmonë standardet ligjore në këtë drejtim. Ai e mbylli fjalën duke bërë thirrje për më shumë ndërgjegjësim dhe angazhim në mbrojtje të natyrës dhe vlerave demokratike.

Sali Berisha: Të mbështes, të respektojnë në radhë të parë plotësisht këtë protestë të cilën nuk e kishte thirrur ajo, por ta mbështesë atë fuqimisht. Sepse kauza e saj ishte një kauzë e drejtë.

Ishte një kauzë e drejtë për arsye se veprimet ishin veprime tipike të një regjimi autokratik, të një regjimi pa legjitimitet, regjim që nuk ka dalë nga vota e lirë. Dhe është merita më e madhe e kësaj partie e cila arriti në bashkëpunim me komunitetin ndërkombëtar të vërtetojë se zgjedhjet, si të 14 majit zgjedhjet lokale dhe zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit, ishin farsë elektorale. U zhvilluan siç përshkruajnë tashmë raportet ndërkombëtare në kushtet e partisë shtet. Zgjedhje në kushtet e partisë shtet janë zgjedhjet e regjimeve totalitare.

Ky nuk është një regjim totalitar, por ky është një regjim që shtyp pluralizmin. Përdor institucionet për shtypjen e pluralizmit dhe ky është dallimi midis diktaturës totalitare dhe diktaturës autoritare. Për të fituar zgjedhjet Edi Rama, njëlloj si Saiedi i Tunizisë, arrestoi dy liderët e partive kryesore opozitare dhe të tretin e vuri në ndjekje penale në vitin elektoral.

 Mobilizoi miliarda e miliarda fonde publike për të ndikuar vetëm dy ditë para zgjedhjeve, ai dhuroi dhurata për votë, 2 miliardë e 100 milionë euro gjoba dhe kamata. Ai garantoi një listë prej 28 deputetësh me kartelin Troplini, kartelin Çela dhe kartele të tjera të drogës, organizatave kriminale. Saqë bëri të konkludojnë përfaqësuesit e Parlamentit Europian se në Shqipëri rotacionin nuk e lejon krimi i organizuar.

Por, çdo demokrat edhe demokrate dua ta dijë, t’ia rikujtoj, se kemi qëndruar me të gjithë potencialin tonë në një kohë kur askush s’ka qëndruar tjetër përveç nesh, edhe për çështjet mjedisore. Në qoftë se kjo protestë ka një mrekulli, ka një mrekulli të vërtetë, edhe dimensionin e saj mjedisor. Kur sheh këta të rinj, këta dhjetëra mijëra të rinj që protestojnë për çështje mjedisi, çka do të thotë se në ndërgjegjen e tyre, mjedisi që është jeta në të vërtetë, ka një rol qendror, ka një vend qendror. Dhe ky është një zhvillim jashtëzakonisht pozitiv për vendin dhe për kombin.

E vërteta është se në mënyrë absolute, në të gjitha rastet, ne kemi respektuar jo vetëm ligjin kombëtar por dhe ligjin ndërkombëtar për mjedisin. Çështja e mjedisit, sikur të themi të vërtetën edhe çështja e të drejtave të njeriut dhe çështja e votës, janë sa kombëtare aq dhe ndërkombëtare.

Edi Rama ka qenë një Neron i vërtetë për mjedisin. Shkoni pak 15-20 kilometra këtu në parkun e Dajtit. Se si ja kanë shtruar malin, e kanë kthyer në gurore masive. Oligarkët e Edi Ramës. Dajti është park kombëtar, një gur të vetëm nuk mund ta marrësh në përputhje me ligjin e vendit. Por ligji për Ramën dhe oligarkët e tij nuk ekziston. Se nuk mund të nxirrte gurë tjetërkund ai që i duheshin gurët, por duhet të zhvishte shpatin e Dajtit dhe ta shëmtonte atë në mënyrë. Shkoni në parkun e Shebenikut, park kombëtar.

Se si e ka bërë me druvarët e tij Taulant Balla. Hero i vërtetë një gazeta, nuk e harroj. Që i shkonte mbrapa dhe që druvarët e kërcënonin me jetë mafia e druve. Sepse kishte mbrojtjen dhe ishte aksioner Balla. Shkoni në parqet e Leskovikut. Se si u shndërruan pyje të tëra në qymyr druri. Por mbi të gjitha…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *