Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, ka njoftuar se qasja në mediat sociale do të ndalohet për përdoruesit nën moshën 16 vjeç.
Ai e ka konsideruar këtë veprim një ndryshim të vërtetë fëmijët dhe të ardhmen.
“Mediat sociale i bëjnë fëmijët të pakënaqur, ua bëjnë më të lehtë ngacmuesve t’i ngacmojnë dhe abuzojnë me ta, dhe madje mund të dëmtojnë shëndetin e tyre mendor “, tha ai.
Plani përfshin një ndalim të të gjitha platformave kryesore të mediave sociale, me kufizime të veçanta për produktet online, të tilla si aplikacionet e lojërave, duke përfshirë heqjen e mundësisë për të biseduar me të huaj.
