Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Sarandë–Delvinë, pranë fshatit Karahaxh, ku një i mitur ka mbetur i plagosur.

Sipas të dhënave, një automjet tip “Golf”, i drejtuar nga një 16-vjeçar me inicialet D.Cauli., ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal anësor të saj.

Në vendngjarje kanë shkuar banorë dhe kalimtarë të rastit, të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë dhe shërbimet e urgjencës.

I riu është dërguar në spitalin e Sarandës, ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore. Mjekët kanë konstatuar thyerje në këmbë dhe dëmtime të tjera të lehta.

Për shkak të gjendjes së tij, pritet që të transportohet drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për mjekim më të specializuar.

Sipas dëshmisë paraprake të dhënë për policinë, i mituri ka thënë se dyshon që automjeti i tij mund të jetë prekur nga një makinë tjetër para se të humbiste kontrollin, por për shkak të tronditjes nuk ka kujtesë të qartë për ngjarjen.

Policia dhe grupi hetimor po punojnë për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds