Zbardhen të tjera detaje nga skandali që lidhet me autorin e vrasjes së policit në Maliq, Violand Braçellari, i cili rezulton se kishte marre subvencione nga shteti nëpërmjet AZHBR-së për mbarështimin e bagëtive.

Dokumentet zyrtare provojnë se si përmes aplikimeve nga familja e tij, personi me rrezikshmëri të lartë dhe i shpallur në kërkim prej 9 vitesh nga policia, ka përfituar nga fondet shtetërore. Familjarë të tij, konkretisht babai, Luan Braçellari, nëna, Berdane dhe vëllai, Danil, kanë përfituar fonde, duke aplikuar në AZHBR.

Ngjarja
Gjatë një aksioni policor për kapjen e të shumëkërkuarit, Violand Braçellari, i cili fshihej në stallat e bagëtive në një zonë të pyllëzuar në periferi të fshatit Lozhan të Maliqit, ai ka hapur zjarr me kallashnikov në drejtim të policisë. Nga breshëria e plumbave u vra në vendngjarje efektivi Enea Mekolli dhe u plagos Edison Adri. Ndërkohë autori i ngjarjes u plagos, duke marrë tre plumba, në dorë dhe në brinjë, ndërsa ndodhet bashkë me policin e plagosur te spitali i Traumës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds