Pas më shumë se pesë orësh protestë para Kryeministrisë, qytetarët vijuan revoltën e tyre kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama me një marshim në rrugët kryesore të Tiranës. Tubimi, i cili nisi në 18:00, u mbyll me bllokimin e kryqëzimit të 21 Dhjetorit, ku protestuesit përsëritën thirrjet kundër qeverisë.

Pjesëmarrësit kërkuan anulimin e projektit turistik në Zvërnec.

Krahas kësaj, protestuesit kërkuan edhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ndërsa paralajmëruan se reagimet do të përshkallëzohen edhe në ditët në vijim.

Me pankarta, flamuj dhe thirrje të vazhdueshme, qytetarët deklaruan se nuk do të tërhiqen nga kauza e tyre, duke e cilësuar mobilizimin si një betejë për dinjitet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds