Personi që shihni në foton e mëposhtme është Violand Braçellari, autor i vrasjes së efektivit të ‘Shqiponjave’ Enea Mekolli dhe i plagosjes së efektivit tjetër Edison Adri në Lozhan të Maliqit.

Braçellari rezulton në kërkim që prej vitit 2017 për llogari të policisë së Vlorës.

Violand Braçellari

Policia kishte rënë në gjurmët e tij dhe shkuan për të arrestuar, por i përballën me pritë. 43-vjeçari cilësohej si një person i rrezikshëm, i njohur në zonën e Maliqit për ngjarjet e mëparshme kriminale ku dyshohet se ka qenë i përfshirë.

Kush është Violand Braçellari? I dënuar me 10 vite burg për trafik droge

Violand Braçellari, i cili vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër gjatë një operacioni për kapjen e tij, rezulton një person me precedentë të mëparshëm kriminal. 43-vjeçari cilësohej si një person i rrezikshëm, i njohur në zonën e Maliqit për ngjarjet e mëparshme kriminale ku dyshohet se ka qenë i përfshirë, ndërsa ka marrë edhe një dënim në mungesë për trafik narkotikësh.

Në vitin 2017, ai është dënuar me 10 vite burg nga Gjykata e Shkallës së Parë të Korçës dhe u shpall fajtor për prodhim dhe trafik narkotikësh. Ky vendim është lënë në fuqi edhe nga dy shkallët e tjera të gjyqësorit, Apeli si edhe Gjykata e Lartë me një vendim të marrë në janar 2024.

Sipas vendimit të Gjykatës së Lartë, Braçellari u vu në vëzhgim nga policia pas informacioneve se po merrej me trafik narkotikësh. Më 29 shtator 2015, forcat e policisë organizuan një operacion në vendin e quajtur “Çezma e Senishtit” në Korçë, ku fillimisht konstatuan një automjet të dyshuar dhe më pas një tjetër mjet tip “Mercedes Benz”, ku udhëtonte edhe Violand (Roland) Braçellari së bashku me dy persona të tjerë.

Gjatë kontrollit në automjet u gjetën qese plastike të zeza dhe doreza kirurgjikale. Kjo bëri që blutë asokohe ta shoqëronin Braçellarin dhe dy të tjerët në polici dhe gjatë këqyrjes që i është bërë celularit të tij, janë gjetur pamje fotografike dhe video me lëndë të dyshuar si narkotike, të mbjella, duke u transportuar, tharë.

Në komunikimet telefonike të administruara nga policia, Braçellari bisedonte me persona të identifikuar në telefon si “Sandri” dhe “Toni” për tharjen dhe transportimin e drogës. Më pas, gjatë kontrollit në një banesë që përdorej prej tij në fshatin Lozhan i Sipërm, policia gjeti mbetje të bimës narkotike cannabis sativa.

Mbetet mister se si Braçellari u lriua nga qelia, kur ai ishte arrestuar dhe mori edhe një vendim me 10 vite burg nga Gjykata e Korçës.

Ndërkohë, në vitin 2024, Prokuroria e Korçës e mori të pandehur për veprën penale të “plagosjes së lehtë me dashje” ndaj shtetasit Valdet Bezhani. Në janar 2026, Gjykata e Korçës urdhëroi njoftimin e tij për seancën gjyqësore, pasi ai nuk ishte gjetur në adresën e banimit në Lozhan të Maliqit.

FOTO-LAJMI/ Vr*u një efektiv të "Shqiponjave" dhe plagosi
FOTO-LAJMI/ Vr*u një efektiv të "Shqiponjave" dhe plagosi

ÇFARË NDODHI NË MALIQ

Violand Braçellari ishte fshehur në një stan në Lozhan të Maliqit teksa ishte shpallur në kërkim nga policia e Korçës për ‘prodhim e shitje të narkotikëve’ dhe i dënuar me 9 vjet, 11 muaj e 7 ditë burgim.

FOTO-LAJMI/ Vr*u një efektiv të "Shqiponjave" dhe plagosi

Ne foto: Punonjësi i “Shqiponjave” që humbi jetën ne Maliq, Enea Mekolli

Forcat ‘Shqiponja’ rrethuan stanin dhe i bënë thirrje 43-vjeçarit të dorëzohej, por ai ka refuzuar dhe në një moment ka hapur zjarr ndaj policisë. Nga shkëmbimi i zjarri mbeti i vdekur efektivi Enea Mekolli ndërsa u plagos polici Edison Adri.

FOTO-LAJMI/ Vr*u një efektiv të "Shqiponjave" dhe plagosi

Ne foto: Efektivi i plagosur Edison Adri

Violand Braçellari është plagosur si pasojë e kundërpërgjigjes me armë nga policia, është neutralizuar dhe është prangosur.

“Korçë/Informacion paraprak

Humbet jetën në krye të detyrës, 1 punonjës policie, si dhe plagoset një tjetër punonjës policie,  nga sulmi me armë zjarri nga një person i kërkuar i cili u neutralizua dhe u plagos gjatë shkëmbimit të zjarrit gjatë një operacioni për kapjen e tij.

Në zbatim të planit të masave për kapjen e personave në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara për vendndodhjen e një personi të kërkuar, me rrezikshmëri të lartë, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, Komisariatit të Policisë Maliq dhe të Komisariatit të Policisë Korçë, kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia Maliq.

Rreth orës 07:30, shërbimet e Policisë kanë rrethuar vendin (stanin) ku dyshohej se fshihej personi në kërkim, konkretisht shtetasi Violand Braçellari, 43 vjeç, i dënuar në vitin 2017 me 9 vjet, 11 muaj e 7 ditë burgim nga Gjykata e Korçës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ndërsa në vitin 2011 ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Shërbimet e Policisë i kanë bërë thirrje të kërkuarit të dilte dhe të dorëzohej, por ai nuk i është bindur thirrjes së Policisë dhe ka hapur zjarr në drejtim të punonjësve të Policisë, ku për pasojë ka humbur jetën punonjësi i Policisë, inspektor E. M., 34 vjeç, dhe ka mbetur i plagosur punonjësi i Policisë, inspektor E. A., 36 vjeç (të dy punonjës të Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Korçë).

Për të neutralizuar sulmin e të kërkuarit, shërbimet e Policisë i janë kundërpërgjigjur me armë zjarri dhe, si pasojë e shkëmbimit të zjarrit, ka mbetur i plagosur edhe i kërkuari, shtetasi Violand Braçellari, i cili më pas është arrestuar.

Në drejtim të vendit të ngjarjes është nisur helikopteri i shëndetësisë.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë dhe në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, po vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje shumë të rëndë, ku humbi jetën në krye të detyrës një punonjës Policie dhe mbeti i plagosur një tjetër punonjës i Policisë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds