Autori i vrasjes së efektivit të Shqiponjave Enea Mekolli dhe plagosjes së kolegut të tij Edison Adri, është nisur drejt spitalit të Tiranës për mjekim më të specializuar.

Ai ka mbetur i plagosur gjatë hapjes së zjarrit me policinë, ndërsa pasi ka marrë ndihmën e parë në spitalin e Korçës është nisur drejt Tiranës.

Në momentin që e kanë shoqëruar në ambulancë, në prani kanë qenë forca të shumta policie pasi në spital ka pasur familjarë të viktimës.

Siç shihet nga pamjet, një i ri shkon pranë ambulancës dhe tenton t’i afrohet autorit, por është ndaluar nga policia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds