Rruga “Shëtitorja e Palmave” e cila është rruga më e bukur e qytetit dhe me shumë lëvizje të automjeteve dhe këmbësorëve u riokonstruktua në shkurt të vitit 2022, me financim e qeverisë shqiptare me  vlerë 17 milionë lekë të reja, ka filluar të dëmtohet. Pavarësisht se ka shumë lëvizje, mjetet e tonazhit të rëndë të cilët janë një nga arsyet e dëmtimeve të rugëve, nuk kalojnë në këtë rrugë. Në katër vende janë hapur gropa që nga Ura e Përroit deri tek Instituti Bujqësor të cilat do të zgjerohen dhe do  të bëhen rrezik për aksidente nëse nuk ndërhyhet për rregullimin e tyre.

Tashmë zyrtarisht kemi hyrë në sezonin e dimrit dhe shirat e shpeshtë do t’i mbushin gropat duke i kthyer në shkaktare për dëmtimin e automjeteve dhe shkaktimin e aksidenteve.

Cilësia e dobët e punimeve nga kompania që ka realizuar rikonstruktimin e rrugës është shkaktarja kryesore për hapjen e këtyre gropave. Institucionet përkatëse duhet të ndërhyjnë sa më shpejt për të riparuar dëmtimet.

[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”xs4Y_FfYb4o”]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *