Banorët e Adës, në Frakull të Fierit protestojnë  për mospastrimin prej më shumë se 5 vite të kanalit kullues  i njohur ndryshe edhe si Kalinora 2.5 km i gjatë.

 Sipas banorëve me stinën e reshjeve fillojnë dhe përmbytjet e tokave e të serave që ndër vite ka shkaktuar miliona lekë dëme. Kalinora përshkon disa fshatra, por më problematik mbetet fshati Adë, ku rrezikohen rreth 200 ha tokë veçanërisht në zonën poshtë autostradës.

Ata apelojnë të indinjuar nga neglizhenca shumëvjeçare për kthimin e vëmendjes të institucioneve përgjegjëse në zonën e tyre, pasi përmbytjet e çdo viti nuk janë dëmshpërblyer asnjëherë.

[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”k8IiWkcpX6M”]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *