Ernest Muçi vazhdon të jetë protagonist me fanellën e Trabzonsporit. Sulmuesi shqiptar realizoi një gol të jashtëzakonshëm në minutat shtesë, duke i siguruar ekipit kualifikimin në finalen e Kupës së Turqisë.
Në sfidën gjysmëfinale ndaj Gençlerbirliği, Muçi mori përsipër përgjegjësinë në momentin vendimtar të ndeshjes. Në minutën e 92-të, ai kontrolloi topin në krahun e majtë dhe lëshoi një goditje fantastike nga distanca, prirët me portën, me topin që përfundoi në këndin e largët të portës, duke lënë të pashpresë portierin kundërshtar.
Goli i talentit të Kombëtares shqiptare vulosi fitoren 2-1 të Trabzonsporit dhe ndezi festën e tifozëve, pasi skuadra siguroi një vend në finalen e Kupës.
Muçi po kalon një moment shumë të mirë forme dhe po shndërrohet në një nga lojtarët më vendimtarë të ekipit turk në fazën finale të sezonit.
