Kryeministri Edi Rama ishte pjesë e samitit Shqipëri-Izrael që bëri bashkë 40 kompani inovative izraelite për të garantuar sigurinë kibernetike dhe për të forcuar ekonominë e Shqipërisë dhe rajonit përmes teknologjisë së fjalës së fundit.

“Për mua është gjithmonë lajm i mirë kur një hebre vjen në vendin tonë. Dua të falënderoj të gjitha ata që ishin të përfshirë në këtë organizim sepse sa më shumë e njoh Izraelin e kuptoj që nuk është e lehtë të bësh bashkë shumë izraelitë.
Ne besojmë fort në marrëdhënien mes dy vendeve, jo vetëm për shkak të historisë tonë, të krijuar në kohët më të errëta për popullin hebre. Myslimanët shqiptarë i trajtuan hebrenjtë si motra dhe vëllezër dhe vunë në rrezik jetën e tyre për t’i mbrojtur.
Siguria kibernetike u zbulua në mënyrën më të vështirë, si pasojë e mikpritjes tonë, u hapëm derën mijëra iranëve të opozitës, nuk e bëmë për shkak të ndonjë motivi politik apo t’u jepnim platformë të luftonin regjimin nga Shqipëria, por sepse jetët e tyre ishin në rrezik dhe askush nuk donte t’i shpëtonte. U hapëm dyert i shpëtuam dhe bëmë një marrëveshje që mund të jetojnë e të rritin fëmijët e tyre në Shqipëri jashtë çdo rreziku për sa kohë është e nevojshme. Kjo erdhi me hakmarrje nga regjimi iranian që nuk e duroi dot këtë gjë dhe sulmoi atë që kishim ndërtuar për vite të tëra për të transferuar shërbimet nga një sistem korruptiv mbështetur në rryshfet, në një sistem të shpejtë e transparent pa tarifa, shërbime online. Kjo na bëri një vend me 95 për qind të shërbimeve të ofruara online, brenda e jashtë vendit. Këtë synuan të shkatërronin ata për të na çuar pas në kohën e errët të shërbimeve publike ne nivel më të ulët.
Ne e shpallëm Iranin shtet terrorist, por sot kemi një nivel të ndryshëm të mbrojtjes kibernetike falë bashkëpunimit me Izraelin dhe talentet izraelite. Kemi bërë gabime dhe kemi mësuar prej tyre. Për hebrenjtë Shqipëria është shtëpi dhe dëshiron të mbetet e tillë. Çfarëdo të mendojnë shqiptarët për politikat dhe qeverinë tuaj, është diçka që është e sigurt, nuk ka anti-semitizëm në Shqipëri”, tha ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds