Jo vetëm humbja 3-0 përballë Torinos, trajneri Gasperini “qan” edhe dëmtimin e Berat Gjimshitit. Impakti i kapitenit kuqezi tek ekipi i Atalantas është jashtëzakonisht i madh, kjo u pa qartë edhe në këtë sfidë, sapo Gjimshiti doli nga fusha i dëmtuar, bergamskët pësuan tre gola duke u çarë pikërisht në qendër. Mbrojtësi shqiptar doli nga fusha në minutën e 19-të, ndërsa mediat italiane kanë zbuluar se bëhet fjalë për një tërheqje muskulore në kofshën e majtë. Në pritje të analizave më të detajuara, Gjimshiti pritet të mungojë afro 15 ditë, por kjo për Gasperinin është një periudhë e gjatë.

Aaa

Kapiteni kuqezi pritet të mungojë në sfidën kundër Milanit më 9 dhjetor, kjo e shqetëson shumë trajnerin e Atalantas, pasi Gjimshiti po kalonte një moment fantastik, titullar absolut dhe lider i prapavijës. Në 13 ndeshje, Gjimshiti ka qenë i saktë në 89% të pasimeve, ndërsa është ndëshkuar vetëm 2 herë me karton të verdhë, një statistikë shumë domethënëse për një mbrojtës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *