Ministri i Financave, Petrit Malaj vizitoi sot panairin “Ditët e Bujqësisë 2026”, një nga aktivitetet më të rëndësishme që mbledh së bashku fermerë, sipërmarrës dhe kompani nga sektori i bujqësisë dhe blegtorisë.

I shoqëruar nga deputetët e Partisë Socialiste për Lushnjën, Elton Korreshi, Kiduina Zaka dhe Asfloral Haxhiu, Ministri u ndal në disa prej stendave të panairit, ku pati mundësi të bisedojë nga afër me qytetarë, fermerë dhe përfaqësues të bizneseve vendase dhe të huaja. Ata ndanë me të eksperiencat e tyre, sfidat që hasin në përditshmëri, por edhe pritshmëritë për mbështetje dhe zhvillim të mëtejshëm të sektorit.

Gjatë bashkëbisedimeve, Ministri Malaj theksoi se mbështetja për sektorin e bujqësisë mbetet një prioritet, duke qenë një ndër shtyllat kryesore të ekonomisë së vendit.

Ministri u ndal veçanërisht tek rëndësia e promovimit të produkteve vendase dhe rritjes së cilësisë së tyre, si një mënyrë për të rritur konkurrueshmërinë në tregjet e brendshme dhe ato të huaja. Sipas tij, aktivitete të tilla ndikojnë drejtpërdrejt në krijimin e urave të bashkëpunimit mes fermerëve dhe investitorëve, duke sjellë më shumë zhvillim dhe mundësi për zonat rurale.

Në ditën e parë të panairit ishte i pranishëm edhe Ministri i Bujqësisë Andi Salla  që vlerësoi përpjekjet e fermerëve dhe bizneseve për të sjellë inovacion në këtë sektor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds