Nxënësit e klasave të teta në shkollën jopublike “Nënshkruesi i Pavarësisë Nebi Sefa” kanë organizuar një konkurs në lëndën e matematikës, me synim thellimin e njohurive dhe nxitjen e bashkëpunimit mes tyre.

Të ndarë në dy grupe me nga gjashtë nxënës, më të mirët në këtë lëndë u përballën me sfida që kërkonin përqendrim, durim dhe logjikë, duke zgjidhur ekuacione, inekuacione dhe ushtrime të ndryshme nga programi i Matematikës për klasën e tetë.

Gjatë gjithë konkursit, emocionet ishin të pranishme, ndërsa nxënësit treguan aftësi dhe përkushtim në çdo etapë të garës.

Aktiviteti u drejtua nga mësuesja e matematikës, e cila vlerësoi angazhimin dhe punën në grup të nxënësve, duke theksuar rëndësinë e aktiviteteve të tilla në zhvillimin akademik dhe social të tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds