Panairi ndërkombëtar Ditët e Bujqësisë 2026 është rikthyer në Lushnjë, duke u shndërruar sërish në një nga platformat më të rëndësishme për zhvillimin e sektorit të bujqësisë dhe blegtorisë në vend.

I organizuar për të pestin vit radhazi nga Iceberg Exhibitions nga data 28 deri më 30 prill në sheshin përpara bashkisë, panairi ka mbledhur fermerë, agrobiznese, institucione financiare, kompani teknologjie dhe organizata ndërkombëtare, të cilët synojnë të gjejnë partnerë të rinj dhe të zgjerojnë rrjetin e bashkëpunimit por edhe të prezantojnë produkteve dhe teknologji të reja.

I pranishëm në ceremoninë e hapjes ishte edhe Ministri i Bujqësisë Andis Salla, i shoqëruar nga Kryetarja e bashkisë, Eriselda Sefa. Në fjalën e tij, Ministri theksoi rëndësinë e panairit i vetmi në Shqipëri për nxitjen e kontratave mes bizneseve dhe promovimin e produkteve shqiptare sipas standardeve të Bashkimit Evropian.

Nga ana e saj, Kryebashkiakja Sefa u ndal tek arritjet e këtij panairi ndër vite, duke theksuar se tashmë ai është kthyer në një traditë për qytetin e Lushnjës, ku bujqësia mbetet një nga shtyllat kryesore të ekonomisë lokale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds