Aksident ka ndodhur sot rreth orës 08:00, në aksin rrugor “Fier-Patos”, ku automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin K. Sh., 62 vjeç, banues në Cakran është përplasur me automjetin tip autobus me drejtues shtetasin A. T., 62 vjeç, banues në Fier.

Burime informacioni nga vendngajrja treguan se autobusi urban i linjës Fier –  Marinzëpo dilte nga rruga e lagjes dhe është përplasur nga mjeti benz që po udhëtonte nga Fieri drejt Patosit. Nga aksidenti nuk ka pasur viktima as te plagosur rëndë, por dëme materiale.

Si pasojë e përplasjes është plagosur lehtë shtetasi K. Sh., i cili mori ndihmë mjekësore në spitalin rajonal Fier.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”LsQ61goi1Hg”]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *