Kaosi që ka pushtuar botën arbitrare mund të ketë pasoja të rënda edhe në Federatën Italiane të Futbollit që po përjeton një moment dramatik.

Skandali që ka shpërthyer rreth figurës së Gianluca Rocchi, duket se ka bërë që edhe qeveria italiane të humbasë durimin me ministrin e sporteve Andrea Abodi që është gati të ndërhyjë vetë.

Hipoteza e vënies nën administrim të Federatës Italiane të Futbollit po merr gjithnjë e më shumë kuotë me politikën që është gati të vendosë një person të besuar për të qartësuar gjërat dhe të vendosë rregull në botën e futbollit italian. Për momentin, ende nuk ka konfirmime, por përshtypja është se shumë shpejt nga lart do të caktohet një komisioner, qoftë edhe për të drejtuar Federatën deri në datën e zgjedhjeve, në 22 qershor. Në këtë aspekt, fjalët e vetë Abodit ishin të qarta: ‘Nuk mund të mos ketë pasoja’-deklaroi ministri menjëherë pas shpërthimit të çështjes Rocchi.

Por sipas ‘Corriere della Sera’, në këtë pikë rreziku është shumë i madh. UEFA në fakt përmes Ceferin ka informuar në një bisedë telefonike presidentin e Lega Serie A, se nëse Federata Italiane vihet nën administrim, Italia do të humbasë organizimin e Euro 2032, ndërsa klubet italiane rrezikojnë përjashtimin nga kompeticionet evropiane. Një situatë që do të ishte dramatike për futbollin e vendit të Apenineve.

Por ka nga ata që mendojnë se nuk janë kushtet qe FIGC të vihet nën administrim, siç është rasti i ekspertit të së drejtës sportive, Mattia Grassani. ‘Për mendimin tim janë reagime emocionale-tha Grassani-në aspektin teknik në maksimum ajo që mund të vihet nën administrim është Shoqata Italiane e Arbitrave. Me presidentin e dorëhequr dhe në pritje të zgjedhjeve të reja, për mendimin tim nuk janë kushtet për të kërkuar dhe marrë Federatën nën administrim, aq më pak nga politike që duhet të respektojë autonominë e sportit. Në këtë rast, do t’i takonte maksimumi Komitetit Olimpik  që të ndërmarrë një marrë këtë masë, një situatë që më duket e pamundur’.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *