Kuvendi i Shqipërisë gjatë seancës së sotme plenare ka mbajtur një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të Rexhep Qoses.

Propozimin e ka bërë Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së,Taulant Balla i cili shprehet:

“Akademiku Rexhep Qosja, vepra e të cilit janë një kontribut i pazëvendësueshëm i kujtesës tonë kombëtare dhe dinjitetit tonë si komb, është shumë jetike në formën e respektit të kontributit për shqipen, të vlerësojmë kontributin e këtij akademiku, që bazuar në rregulloren e Kuvendit kur salla të plotësojë protokollin të një momenti të tillë solemn, ta kujtojmë veprën e tij duke mbajtur një minutë heshtje. Familja ka kërkuar privatësinë për të mos patur ceremoni zyrtare”, tha Balla.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds