Kreu i PD Sali Berisha e nisi fjalën e tij në mbledhjen e grupit duke kujtuar dhunën e ushtruar sipas tij në protestën e fundit kombëtare nga policia. Ai shtoi se policia ndoqi një sulm të organizuar ndaj deputetëve dhe jo vetëm.

Berisha paralajmëroi protesta të fuqishme, ku tha se Rama ka bllokuar drejtësinë duke mbyllur dosjen me Belinda Balluku.

“I garantoj se burgosja e tyre politike do të kthehet në një ndëshkim të pa diskutueshëm ndaj regjimit të Edi Ramës. I përgëzoj për qëndrimin e pathyeshëm në qelitë e narkoshtetit dhe u shpreh solidaritetin e plotë.
Shpreh revoltën, denoncimin për sulmin brutal që iu bë deputetëve tanë në protestën e 17 prillit. Sulm i planifikuar i organizuar ku u përdorën ndaj deputetëve dhe protestuesve të gjitha mjetet e dhunës, granata, spraj ariu, spraj toksik, plumb a gome, pompa uji dhe shishe molotov.

Ne do të vijojmë protesta dhe kryengritjen paqësore.
Sot ata që guxojnë të ngrihen për dinjitet, kundër regjimit, mbron idealet. Duhet të pranojmë se në kushtet aktuale, kurrë historinë e vendit, protesta nuk ka qenë, kryengritja nuk ka qenë më e domosdoshme. Rama mendoi se mbylli aferat 1.2 mld me Ballukun. Duhet të pranojmë që pas 3 muajsh, mbylli dyert përfundimisht organit të akuzës dhe mbylli dosjen me ballukun,. Kjo është e pa mohueshme, e mbylli me prokurorët. Edhe pse një seri shtetesh të BE kërkuan që prokuroria të mos pengohej, Sot Rama ndjehet më i fortë se kurrë nga aktet kriminale që ka marrtë, ndaj është më jetike se kurrë beteja jonë.
Ne do të ngrihemi edhe më fuqishëm, ky ëhstë misioni ynë, që është më i rëdnësishëm se kurrë më parë”, tha ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *