Leçe ka marrë një pikë shprese për mbijetesën në Serinë A. skuadra e Ylber Ramadanit barazoi 1 me 1 me Fiorentinën në shtëpi. Mesfushori i kombëtares luajti për 90 minuta dhe u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes.
Leçe dhe Fiorentina kanë ndarë pikët në sfidën e vlefshme për javën e 33 të serisë a. Një betejë e fortë u xhvillua në Jugun e Italisë, po që u mbyll pa fitues. Leçe dhe Fiorentina barazuan 1 me 1, në një ndeshje ku tensioni ishte i pranishëm deri në minutën e fundit.
Në minutat e para të dyja skuadrat kishin mundësi për të shënuar, por nuk ia dolën të finalizonin.
Ishte Fiorentina, ajo që kaloi e para në avantazh falë talentit të Harrison, i cili gjeti rrugën e rrjetës dhe heshti stadiumin vendas
Lece reagoi në pjesën e dytë, teksa barazuan sfidën me Gabriel, duke i dhënë një pikë shprese ekipit të Di Francesco-s.
Mesfushori i kombëtares shqiptare, Ylber Ramadani, ishte protagonist absolut duke luajtur gjatë gjithë takimit. Ramadani u vlerësua me notën 8.4 duke qenë lojtari më i mië i ndeshjes. Ai fitoi disa dyluftime dhe u bërë mburojë para mbrojtjes.
Pas këtij barazimi, Lece mbetet në zonën e ftohtë të mbijetesës me 28 pikë, duke mbajtur vendin e 18-të. Ata kanë pikë të barabarta me Cremonesen e vendit të 17-të, duke e bërë garën për qëndrim në elitë shumë të fortë.
Ndërkaq, Fiorentina ndodhet në pozita më komode, në mesin e tabelës me 36 pikë, duke shmangur rrezikun e rënies. Në sfidën e radhës, Lece luan në transfertë ndaj Veronës, ndërsa Fiorentina pret Sasuolon
