Kreu i PD Sali Berisha po mban një komunikim omnline me qytyetarët, ndërsa disa prej tyre i kanë kërkuar përshkallëzim të protestave, duke sugjeruar dhe skenarët që mund të ndiqen. Ata shprehen se duhet të ketë bllokim të jetës ekonomike në vend, protesta pa fjalime, ngujim para kuvendit së bashku me deputetët dhe mos lejim i zhvillimit të jetës parlamentare, si dhe grevë.
Sugjerimeve, kryedemokrati u është përgjigjur se PD do të marrë parasysh çdo skena për protestat në vijim.
“Ajo që thoni ju është e domosdoshme. Frika i nderuar zotëri është sot përcaktues. Farmacisti nuk del dot në proetstë se i mbyllet biznesi nesër. Noterit i hiqet licenca. Koha të bëjmë një analizë. U bë një protestë e shoqërisë civile për taksën mbi çmimin e naftës. Kush doli, 10 qytetarë. Kanë frikë. Ndaj u bëjmë thirrje, por kjo nuk do të thotë që ne nuk do të punojmë në këtë drejtim. Por mes heshtjes dhe përballjes me regjimin, kjo e dyta është jetike”, tha ai.
