Aksident i rëndë rrugor në Itali.

Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin në Friuli të Italisë, ku një prej shoferëve ka vdekur, ndërsa drejtuesi tjetër, shtetas shqiptar, është në gjendje të rëndë. Ky i fundit raportohet se është transportua me urgjencë me një helikopter drejt spitalit në Udine.

Policia bëri me dije se përplasja e dhunshme ndodhi mes një kamioni të drejtuar nga shqiptari dhe një furgoni frigoriferik të drejtuar nga viktima, në zonën e Marianos.

Gjendja e shoferit shqiptar raportohet se është e rëndë dhe mjekët po bëjnë përpjekje për ta mbajtur në jetë, kurse emri i tij nuk bëhet i ditur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds