Kryeministri i sapozgjedhur i Hungaria, Peter Magyar, ka kërkuar publikisht dorëheqjen e presidentit hungarez Tamás Szulók, duke e akuzuar se nuk përfaqëson më unitetin e vendit.
Në një vizitë në Pallatin Sándor, Magyar deklaroi në rrjetin social X se presidenti “nuk është i denjë për të përfaqësuar kombin hungarez” dhe nuk mund të shërbejë si autoritet moral apo garant i legjitimitetit shtetëror. Sipas tij, pas formimit të qeverisë së re, Szulók duhet të largohet menjëherë nga detyra.
Duke folur për mediat pas takimit, kryeministri i ri theksoi se i kishte përsëritur presidentit qëndrimin e tij, duke shtuar se ai nuk gëzon më respektin e qytetarëve dhe nuk është i aftë të përfaqësojë unitetin kombëtar. Ai paralajmëroi gjithashtu se, nëse presidenti nuk jep dorëheqjen, qeveria e tij mund të ndërhyjë përmes ndryshimeve kushtetuese për shkarkimin e tij.
Sipas Magyar, Presidenti aktual e ka informuar atë se parlamenti i ri mund të mblidhet në fillim të majit, ndërsa procesi i formimit të qeverisë së re pritet të finalizohet në mesin e muajit.
Në të njëjtën kohë, presidenti amerikan Donald Trump komentoi zhvillimet politike në Hungari, duke u shprehur se vendi “do të bëjë një punë të mirë” dhe duke vlerësuar pozitivisht figurën e Magyar, pa hyrë në detaje mbi situatën politike në Budapest.
Ndërkohë, tensionet politike në Hungari po rriten, teksa tranzicioni i pushtetit pas largimit të Orban dhe përplasjet mes institucioneve kryesore të shtetit mbeten në fokus të zhvillimeve të fundit.
